Kosi është më shumë sesa një burim i pasur kalciumi dhe proteinash. Ai përmban probiotikë – baktere të dobishme që mbështesin tretjen, përmirësojnë shëndetin e zorrëve dhe forcojnë sistemin imunitar. Ja katër përfitime të rëndësishme nga konsumimi i tij:
1. Mbron nga diabeti i tipit 2 – Studime kanë treguar se kos i rregullt me pak yndyrë ul rrezikun e zhvillimit të kësaj sëmundjeje.
2. Ndihmon në kontrollin e peshës – Konsumimi i kosit lidhet me parandalimin e shtimit të kilogramëve, falë ndikimit në mikrobiomën e zorrëve.
3. Përmirëson shëndetin mendor – Konsumimi i kosit për disa javë ka treguar përfitime në funksionin e trurit.
4. Mbron zemrën dhe trurin – Vetëm dy racione kos në javë mund të ulin rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjes në tru.
Kosi është një aleat i thjeshtë por i fuqishëm për shëndetin e përditshëm.