Çdo njeri ka pozicionin e vet të preferuar të fjetjes dhe në kundërshtim me disa besime popullore, nuk ka asnjë mënyrë “perfekte” për të fjetur.

Megjithatë ka pozicione më të mira dhe më të këqija që ndikojnë në cilësinë e gjumit dhe në shëndetin tuaj.

Por sa e keqe është në të vërtetë të flesh përmbysur? AgroWeb.org ju fton të lexoni përgjigjen dhe të mësoni se çfarë mund të bëni për këtë.

Mund të shkaktojë dhimbje në qafë.

Sipas specialistëve ky është padyshim pozicioni më i keq i gjumit sepse shkakton disa dhimbje mjaft të këqija veçanërisht në qafë.

Shpesh, kur njerëzit flenë në bark, qafa e tyre ngrihet shumë lart.

Plus, qafa është e përdredhur në njërën anë gjatë gjithë mbrëmjes.

Si rezultat, shumë njerëz përjetojnë dhimbje qafe në mëngjes.

Mund të tendosi pjesën e poshtme të shpinës.

Dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës është një tjetër shqetësim i zakonshëm tek personat që flenë në këtë pozicion.

Ky pozicion ushtron presion tek nyjet në shpinë dhe në pjesën e poshtme të saj.

Njëkohësisht nuk është e mundur të mbash shtyllën kurrizore siç duhet.

Gjumi i vazhdueshëm në stomak mund të çojë në parehati ose dhimbje për periudha afatgjata.

Ju bën të lëvizni më tepër.

Ata që flenë në stomak janë shpesh ata që lëvizin më shumë gjatë natës, thonë ekspertët.

Fjetja me fytyrë poshtë ngjesh nyjet në qafë dhe shpinë dhe mund të shkaktojë mpirje të krahëve.

Për shkak të këtyre shqetësimeve, këta persona priren të lëvizin ose të dridhen më shpesh gjatë natës, duke shkaktuar ndërprerje të gjumit.

Dhe mungesa e gjumit cilësor lidhet me të gjitha llojet e efekteve negative shëndetësore, si mbipesha dhe presioni i lartë i gjakut.

Mund të përkeqësojë refluksin e acidit.

Kur qëndroni në këmbë ose uleni drejt, graviteti ndihmon në parandalimin e rritjes së acidit të stomakut, që kalon më pas në fyt.

Por kur shtriheni, graviteti nuk ju ndihmon më. Kjo bën që acidi të ngrihet më lehtë dhe të prishë gjumin tuaj.

Sa e keqe është fjetja në këtë pozicion?

Edhe pse nuk ka asnjë pozicion të përsosur, fjetja në stomak është padyshim më i keqi për arsyet e sipër përmendura.

Ndërsa pozicioni më i mirë i fjetjes është ai në shpinë.

Si të korrigjoni pozicionin tuaj të gjumit?

Flini me një jastëk shumë të hollë nën kokë ose hiqeni atë fare. Kjo bën që koka juaj të jetë në linjë me shtyllën kurrizore, duke lehtësuar një pjesë të presionit në qafë dhe shpinë.

Vendosja e një jastëku të vogël nën legen është një tjetër këshillë që mund të shtojë pak rehati.

Kjo mund të ndihmojë në korrigjimin e pjesës së poshtme të shpinës së harkuar./AgroWeb.org