Prokurori Arjan Ndoja i shpëtoi atentatit në autostradën Tiranë-Durrës në vitin 2019, kur i vrarë mbeti shoferi i tij, por kjo nuk ka qenë e vetmja tentativë e grupeve kriminale për ta eliminuar atë.

Sipas gazetares Anila Hoxha, të gjithë të dyshuarit, përpara se të realizonin atentatin në autostradën Tiranë-Durrës, ku ngeli i vrarë Andi Maloku, kanë tentuar edhe në katër raste të tjera për të vrarë prokurorin Arjan Ndoja. Një prej këtyre ka ndodhur para atentatit të 2019-s, kur nga komunikimet me persona të tjerë, që janë ende në kërkim, rezulton se e anë gjurmuan Ndojën në zonën e Shëngjinit, madje kanë ndarë role të caktuara se si duhet ta vrisnin dhe kush duhet ta qëllonte.

Sipas SPAK, edhe pas atentatit të 2019-s, janë thurur sërish plane për të vrarë prokurorin e Durrësit dhe babain e Andi Malokut, Genc Maloku, së bashku me të gjithashtu të vrisnin edhe babain e Rumit të Shijakut, Vullnet Muçën alias Muharremin.

Atentati mbeti i dështuar edhe në adresë të ‘Rumit të Shijakut’, Aleksandër Lahos. Ndërkohë, bëhet me dije se të dyshuarit kishin planifikuar të vrisnin edhe noterin Miri Prifti.