Një aksident i katërfishtë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në aksin Lezhe-Laç, në afërsi të urës së Milotit. Katër automjete janë përfshirë në këtë aksident ku shkak dyshohet të ketë qënë një parakalim i gabuar dhe shpejtësia tej normave të lejuara.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se disa persona kanë mbetur të lënduar, të cilët e janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjeksore.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.