MILOT, 22 shtator 2013- Një aksidenti i rëndë ka ndodhur sot në mesditë në hyrje të Rrugës së Kombit.Per pasoje 1 person ka vdekur dhe 5 te tjere kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja e rende u shënua rreth orës 13.00, në superstarden Milot-Rrëshen (rruga e Kombit) në vendin e quajtur Fushë -Milot, ku janë përplasur katër mjete. Kështu të dëmtuara kanë mbetur, autovetura fuoristradë e markes KIA me targa VE 005VL drejtuar nga shtetasi Dragoi Alvado, 49 vjeç, banues në Maqedoni, autoveturë benz 250 me targa AA 703 AD drejtuar nga shtetasi Ndue Çupi, 45 vjeç, banues në Fushë Milot-Kurbin, një autoveturë e markës benz 320 me targa AA 707 EN, drejtuar nga shtetasi Azis Koçeku, vjeç 35, banues në Gurrëz-Kurbin dhe autovetura Fiat Punto me targa AA 849 DU, drejtuar nga shtetasi Bashkim Ramaj, 45 vjeç, banues ne Maurras-Kurbin.
Nga përplasja zinxhir e 4 automjeteve ka mbetur i vdekur 45 vjecari Bashkim Ramaj si dhe janë plagosur pasagjerët që udhëtonin me të, Vera Ramaj, 35 vjeçe e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetesore, Nina Ramaj, 19 vjeçe, M. R., 5 vjeçe dhe D. R., 13 vjeç, banues në Mamurras-Kurbin.Te plagosurit ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhe, për ndihmë mjeksore jashtë rrezikut për jetën.
Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.





