Banorët e fshatit Miliska, në Njësinë Administrative Thumanë, ndodhen prej katër ditësh nën pushtetin e ujit pas çarjes së argjinaturës së lumit Drojë. Prurjet e mëdha kanë përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore dhe disa banesa, duke krijuar situatë kritike.

Një pjesë e banorëve kalojnë natën jashtë, ndërsa të tjerët janë të izoluar në shtëpitë e tyre. Uji ka depërtuar brenda banesave, ndërsa banorët apelojnë për ndihmë, duke theksuar mungesat në furnizimin me bukë dhe ushqime.

Situata mbetet e rëndë dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet.