Një 30-vjeçare ka rënë në prangat e policisë, pasi së bashku me disa persona të tjerë akuzohen për vjedhjen e një lokali në fshatin Havaleas të Kuçovës.
Policia bën me dije se është arrestuar Ledjana G, 30 vjeçe, banuese në fshatin Shënavlash, Durrës, si dhe filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen B.O, 15 vjeçe, banuese në Durrës. Ndërsa u shpallën në kërkim shtetasit S.B, 23 vjeç, E.D, 16 vjeç, të dy banues në Durrës,
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin më datë 25.04.2018 në fshatin Havaleas, Kuçovë kanë tentuar të vjedhin lokalin e shtetasit F.B, 26 vjeç, banues në fshatin Havaleas, Kuçovë.
Si dhe dyshohen si autorë të vjedhjes së ndodhur më datë 08.02.2018 në Perondi, Kuçovë, në lokalin e shtetasit A.Sh, 60 vjeç, banues në Perondi Kuçovë, ku kanë vjedhur disa pajisje interneti dhe një sasi eurosh".
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale "Vjedhje e mbetur në tentavivë, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 134/2 dhe 25.
Shtetasja B.O u proçedua dhe për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", pasi u kap duke drejtuar mjetin tip Opel pa leje drejtimi, "Njoftim i rremë i organeve të rendit", parashikuar nga neni 291, 272 të Kodit Penal.





