30 korrik 2013– Gazsjellësit Trans-Adriatik i janë bashkuar tashme katër gjigandë të tregut energjitik botëror. Me lëvizjet e reja gazsjellësi Trans-Adriatik, që do të kalojë përmes Shqipërisë zotërohet tashmë nga 7 kompani ndërkombëtare.Tre më të mëdhenjtë janë, “British Petroleum”, norvegjezja “Shtatoil” dhe kompania shtetërore e gazit në Azerbajxhan të cilat zotërojnë nga 20 për qind të aksioneve secila.Kompania belge “Fluksis" e njohur si një nga kompanitë më të mëdha të transmetimit të gazit në Evropë zotëron 16 për qind, ndërsa francezja “Total” 10 për qind. Dy aksionerët e fundit janë gjermania “E ON” me 9 për qind dhe zvicerania “Akspo” me 5 për qind.Menaxheri i përgjithshëm i TAP, Katjil Tjugland, ka deklaruar se aksionerët e rinj rrisin pozicionin strategjik të projektit, por edhe forcojnë mundësitë financiare.
Katër gjigandë të tregut energjitik botëror, i bashkohen gazsjellësit Trans-Adriatik
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Jam keq”/ Nëna i kërkon banores të lërë shtëpinë, ajo refuzon
“Do të ruajmë jetën e ushtarëve”/ Ukraina humb qytetin lindor të Siverskut, Rusia përparon me territore
Egla Ceno nuk lë gjë pa thënë ndaj Luiz Ejllit
Banorët sërish në protestë kundër projektit TID Durrës





