Katër raste dhune janë regjistruar vetëm në një ditë në Durrës, 2 nga të cilat në Shijak dhe 2 në qytetin e Durrësit.

Në të gjitha rastet, viktimë e dhunës janë gratë, ku njëra prej tyre është dhunuar pikërisht nga djali i saj. Policia njofton se kanë nisur procedurat për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes për gratë e dhunuara, ndërsa po punon për kapjen e një 38-vjeçari që ka kërcënuar ish-gruan me të cilën bashkëjetonte.

Katër rastet në Durrës e Shijak

Më datë 30.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.Sh. 28 vjeçe, banuese në Durrës, pasi dyshohet se bashkëshorti, shtetasi S.H., 32 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Më datë 30.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit S.K., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kërcënuar në banesë ish bashkëjetuesen shtetasen M.D, vjeç 42.

Më datë 30.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen S.D., 68 vjeçe, pasi dyshohet se djali, shtetasi Y.D., 46 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Më datë 30.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen L.H. 56 vjeçe, pasi dyshohet se bashkëshorti, shtetasi Sh.H., 58 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.