Strukturat e reja udhëheqëse të katër komunave veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe ende nuk kanë filluar zyrtarisht detyrën.

Ndërkohë ende nuk është caktuar data e betimit të tyre. Kryetari i sapozgjedhur i komunës së Zubin Potokut Izmir Zeqiri thotë se janë në finalizim të përgatitjeve.

Nuk do të zmbrapsen edhe pas paralajmërimeve se mund të ketë kundërshtime.

Gjatë vizitës në Mitrovicë, i dërguari i BE-së Miroslav Lajcak ka thënë se nuk kanë kërkuar djegien e mandateve për kryetarët e ri të komunave ndonëse pala kosovare dhe ajo serbe e kanë deklaruar një gjë të tillë.

Në zgjedhjet e 23 Prillit katër kryetarët e komunave janë zgjedhur shqiptar pasi serbët bojkotuan ato.