Suedi, 10 qershor 2014 – Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri britanik David Cameron u takuan në Harpsund të Suedisë, në rezidencën verore të kryeministrit suedez Frederik Reinfeldt, bashkë edhe me homologun e tyre hollandez, Mark Rutte.

Ky takim bëhet lidhur me kandidaturën e Jean-Claude Juncker për në krye të Komisionit Europian.

Nga fotot duket se krerët e qeverive po e shijojnë këtë shëtitje relaksues me varkë në liqen, por për arsye sigurie të katërt kryeministrat kanë veshur jelekë shpëtimi.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/