Trajtimi i akneve mund të jetë një proces i vështirë, i gjatë. Për fat të mirë, përveç antibiotikëve, kremrave, pilulave të ndryshme ekzistojnë dhe përbërës natyralë që me të vërtetë trajtojnë aknet e pubertetit, ato cistike dhe shenjat që lënë këto të fundit. 

Një nga këta përbërës magjikë është dhe vaji i pemës së çajit, i cili duhet përdorur gjithmonë i holluar në ujë pasi në të kundërt mund të dëmtojë lëkurën. Më poshtë Living do të rendisë 4 metoda si mund të kuroni aknet me këtë vaj.

 1. Vaj kokosit dhe vaj i pemës së çajit

Kombinoni 1 lugë çaji vaj kokosi dhe 2 deri në 3 pika vaj të pemës së çajit. Aplikoni këtë përzierje në zonën e prekur nga aknet dhe lëreni që lëkura ta përthithë për disa orë. Përdoreni këtë maskë dy herë në ditë derisa aknet të zbehen.

 2. Sode buke dhe vaji i pemës së çajit

Përzieni 1 lugë gjelle sode buke 2 lugë ujë dhe 2- 3 pika vaj peme çaji. Përziejeni derisa të formohet një pastë dhe aplikojeni direkt në lëkurë. 

3. Aloe vera dhe vaji i pemës së çajit

Healthy and Natural Ëorld rekomandon përzierjen e 1 lugë gjelle aloe vera dhe 8 pika Tea Tree Oil (vaji i pemës së çajit). Aplikoni masën në lëkurë dhe lëreni për 30 minuta. Shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe do të shihni sa shpejtë do të zhduken aknet. 

4. Lëng limoni dhe vaji i pemës së çajit

Kjo maskë duhet aplikuar dy herë në javë pasi lëngu i limonit mund t’ju irritojë lëkurën. Përzieni 1 deri në dy lugë lëng limoni me 4 pika vaj dhe përhapeni në lëkurë me ndihmën e një pambuku.