1 dhjetor 2015 – Katër minorenë kanë tentuar të arratisen nga burgu i Lezhës, por aventura e tyre përfundoi brenda institucionit të sigurisë, pa arritur të dalin jashtë.
Katër të miturit me inicialet I.P, A.B, D.T, dhe E. H kanë tentuar të arratisen nëpërmjet njërës prej dritareve të godinës së këtij institucioni, por janë pikasur nga një prej oficerëve të burgut. Menjëherë është njoftuar grupi i sigurisë, i cili bëri të mundur dhe ndalimin e të rinjve.
Tanimë, katër të miturit do të duhen të përballen me një tjetër akuzë, përpos akuzës fillestare që rëndon mbi ta.
Për këtë ngjarje reagoi dhe ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili përgëzoi punonjësit e grupit të sigurisë të policisë së burgjeve, që parandaluan arratisjen me profesionalizëm.
/portali DurresLajm/