Durrësi është një nga bashkitë me numrin më të madh të monumenteve arkeologjike dhe historike në shkallë vendi.
Katër monumente të tjerë për bashkinë e re të Durrësit
25qershor2015 – Katër monumente historike dhe arkeologjike i shtohen bashkisë së re të Durrësit. Që të gjitha ndodhen në pjesën veriore të bashkisë, në zonën e Ishmit, e cila së bashku me territorin e katër komunave të tjera tashmë i përkasin Durrësit.
Kalaja e Skënderbeut, që i përket periudhës së heroit tonë kombëtar dhe kisha e Shna Ndout, me themele të shek. 12-të, ndodhen në kepin e Rodonit, rreth 40 km larg qytetit të Durrësit. Kisha e Shna Ndout është rindërtuar 15 vjet më parë me kontributin e ambasadës gjermane dhe vitet e fundit aty kremtohen ritualet e 13 të martave, njëlloj si në kishën me të njejtin emër të Laçit.
Në qendër të Ishmit gjejmë kalanë mesjetare, brenda oborrit të së cilës vazhdojnë të banojnë disa familje. Kjo kala, pranë së cilës ndodhet varri i piktorit të shquar Ibrahim Kodra, i përket mesit të shek. 15-të. Në afërsi të rrugës Ishëm – Fushë Krujë ndodhen edhe rrënojat e bazilikës së Gjuricajt, një monument i shek. 5-6 të erës sonë.
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Horoskopi ditor, 29 mars 2026
“Karriget nuk janë qëllimi, koha që ikën nuk kthehet më”/ Mesazhi i Braçes pas mbledhjes: PS forcohet duke u hapur, përfshirë të majtë që…
Në pranga 15 herë kampioni i golfit Tiger Woods, drejtoi makinën në gjendje të dehur dhe u përfshi në aksident
Përmbytje masive dhe ndërprerje të energjisë elektrike, Rusia shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Dagestan





