Persona të armatosur kanë grabitur zyrat e një firme private në Fushë Prezë gjatë orëve të para të mëngjesit.

Sipas informacioneve paraprake, kanë qenë 4 grabitës, dy prej tyre prej të cilëve dyshohet të kenë qenë të armatosur.

“Ata kanë hyrë brenda rrethimit dhe kanë arritur të neutralizojnë rojet, ndërkohë që dy personat e tjerë, kanë kontrolluar zyrat e kësaj firme. Këta shtetas kanë arritur të marrin një shumë monetare prej 70.000 lekësh”, informon policia e Tiranës.

Në orën 04:23 të mëngjesit të 6 prillit ka ardhur një telefonatë te nr. 112, nga salla operative e një firme Sh.P.S.F.-je (polici private) se në Fushë Prezë, te një firmë kanë hyrë 4 persona të armatosur.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.