Katër persona kanë tentuar të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme në portin e Durrësit gjatë 24 orëve të fundit. Policia njofton se ka referuar materialet në Prokurori për këta shtetas:

*Më datë 01.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin M.Gj, vjeç 35, banues në Laç, pasi dyshohet se në dalje të Portit Durrës, tentoi të kalojë kufirin shtetëror me një pasaportë shqiptare duke shfrytëzuar ngjashmërinë. Nenet 189 dhe 186 të Kodit Penal

*Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.N, vjeç 23 banues në Kamzë, Tiranë, pasi dyshohet se me datë 01.10.2017, në PKK Port, Durrës, u kap duke kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

*Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin Gj.K, vjeç 22 banues në Lushnjë, pasi dyshohet se më datë 01.10.2017, në PKK Port Durrës, u kap duke kaluar kufirin shtetëror në mënyre të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

*Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.B vjeç 25 banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 01.10.2017, në PKK Durrës, u kap duke kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.