15 prill 2014 – Policia e qytetit Italian të Arecos (Arezzo) neutralizoi dy banda, që merreshinme shfrytëzim prostitucioni. Bandat ishin rumuno-italiane-shqiptare. U arrestuan 11 persona, ndërsa prostitutat, shumica rumune dhe në moshë të re do të dëbohen nga Italia për në Rumani. Disa nga anëtarët e bandava i shpëtuan arrestimit dhe u shpallën në kërkim.

Menaxherët përdornin torturat për t’i detyruar vjazat të siguronin sa me shumë fitime. Njëkohësisht tortura ishte mjeti më i mirë për t’i trembur prostitutat të mos ktheheshin në Rumani apo të denonconin në polici. Krahas dajakut përdorej edhe krijimi i raporteve të dashurisë midis anëtarëve të bandës dhe disa nga prostitutat. Prezervativët u jepeshin me numër prostitutave dhe u kërkohej tarifa për cdo prezervativ të përdorur, në të kundërt kërciste dajaku.

 Policai italiane arriti të zbulojë deri në hollësi të dy bandat duke përdorur metodat special të hetimti. U përdorën përgjimet ambjentale. ju vunë përgjues në makinë dhe në banesa, ku strehoheshin prostitutat apo shfrytëzuesit e tyre si edhe u përgjuan celularët, që përdornin prostitutat për të mbajtur kontakte me anëtarë të ndryshëm të bandave.

Krahas 7 rumunëve u arrestuan edhe shqiptarët:

Edison Kavaci ,Artan Rizvani Bledar Aliaj, 22 vjec, i cili i sapo mbërritur nga Shqipëria përdori shkop bejsbolli dhe një kacavidë për të sulmuar një rival në biznesin e prostitucionit,  rumunin e  quajtur Leonard Constantinu

Alma  Sula pozicioni, i së cilës nuk është përcaktuar akoma, nëse është prostitutë apo anëtare e pjesës shqiptare të bandave të prostitucionit.

Avokatët Andrea Bonaci dhe Alesandro Santino të mirëpaguar po punojnë maksimalisht për të lehtësua pozicioni e shqiptarëve përballë gjykatës italiane.