Katër persona kanë mbetur të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë në një sulm me armë të ndodhur në Paris. Ngjarja ndodhi në afërsi të ish-zyrave të revistës satirike “Charlie Hebdo”.

Sipas asaj që shkruan BBC, autoritetet kanë ndaluar një të dyshuar pranë zonës së Bastille, ndërsa një tjetër dyshohet se arriti të largohej nëpërmjet metrosë.

E gjithë zona u rrethua nga policia, ndërsa në vendngjarje u gjet një thikë. Shkaqet e këtij sulmi momentalisht nuk janë të qarta.