DAMASK – Tri shpërthimet e djeshme në Ministrinë e Brendshme në Damask, lanë pas katër të vdekur.

Shumë të tjerë u plagosën nga sulmet që vijnë në një kohë kur zyrtarët e 120 vendeve, që u mblodhën në Marok, njohën opozitën e re të Sirisë si përfaqësuese legjitime të popullit në Siri, duke thënë se presidenti Bashar al-Assad, e ka humbur legjitimitetin.

Ky vendim në takimin "Miqtë e Sirisë" në Marok, u bë disa orë pasi presidenti amerikan, Barack Obama,  njohu Koalicionin Kombëtar Sirian.