Katër persona kanë vdekur nga shpërthimi në një dyqan në Leicester, konfirmoi policia.

Policia e Leicestershire deklaroi se nuk kemi të bëjmë me një akt terrorizmi, por me një “incident të madh” pas shpërthimit në Hinckley Road, rreth orës 19:00 të së dielës.

Sipas raportimeve të “BBC”-së, katër persona të tjerë mbeten në spital, një me lëndime serioze.

Policia beson se mund të ketë më shumë njerëz të pagjetur dhe përpjekjet e shpëtimit po vazhdojnë edhe ditën e sotme.

Ndërtesa që përbëhej nga një dyqan në katin e parë dhe apartamente sipër tij, kishte pësuar shembje. 

Dëshmitarët thanë se dyqani ishte më parë i një londinezi, por kohët e fundit u bë një supermarket polak.