Një person i katërt ka vdekur nga koronavirusi në Gjermani, ku numri total i të infektuarve ka shkuar në 2078. Kjo u bë e ditur nga autoritetet shëndetësore gjermane, duke nënvizuar se viktima e fundit, një 67-vjeçar ka vdekur në Landin e Baden-Wurttemberg dhe është i pari jashtë landit të Reno Westafilisë veriore, ku është regjistruar numri më i madh i rasteve.
Kujtojmë se kancelarja gjermane Angela Merkel ka dhënë një parashikim të rëndë të martën, duke u thënë anëtarëve të Parlamentit se 60% deri në 70% të popullsisë gjermane mund të preken nga koronavirusi.





