Ndonëse kanë kaluar katër vite nga nisja e luftës në Ukrainë, qëndresa e popullit ukrainas për mbrojten e lirisë dhe sovranitetit vijon të jetë një dëshmi e lidhur dhe me sigurinë e Evropës përballë agresionit rus.
Ky ishte qëndrimi që nënkryetarja e Kuvendit Klodiana Spahiu i përcolli ambasadorit ukrainas Volodymyr Shkurov, gjatë akrivitetit “Four Years of Resistance” që u zhvillua para Bashkisë së Tiranës.
“Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë e palëkundur përkrah aleatëve dhe partnerëve në mbështetje të luftës së drejtë të popullit ukrainas.”, i tha nënkryetarja e Kuvendit ambasadorit Volodymyr Shkurov, duke përsëritur edhe njëherë qëndrimin se qeveria shqiptare mbetet një aleate e Ukrainës.
“Mbështetja ndaj Ukrainës, është një përgjegjësi për të mbrojtur lirinë”, shtoi nënkryetarja e Kuvendit.
Të pranishëm në aktivitet ishte dhe kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anduela Ristani, ambadadori i BE, Silvio Gonzato, si dhe ambasadorë të tjerë të vendeve të Bashkimit Europian por jo vetm.
Të pranishëm ishin dhe ukrainas që tashmë jetojnë në Shqipëri











