Vdekjet e shkaktuara nga mbidoza e heroinës në Shtetet e Bashkuara u katërfishuan nga viti 2010 deri në 2015-n, sipas një raporti të ri.
Qendra Kombëtare për Statistikat Shëndetësore thotë se kishte 12 mijë e 989 vdekje nga mbidoza me heroinë në vitin 2015. Në vitin 2010, numri ishte 3,036. Në përqindje, heroina shkaktoi 8 për qind vdekje nga mbidoza me heroinë në vitin 2010 ndërsa tani përbëjnë 25 për qind të vdekjeve.
Qendra përmend rënien e çmimeve dhe rritjen e përqendrimit të saj për rritjen e numrit të vdekjeve.
Përveç kësaj, ekspertët thonë se ata besojnë se edhe epidemia e opioidëve shkaktuar nga ilaçet me recetë për lehtësimin e dhimbjes, mund të jetë duke i shtyrë njerëzit të përdorin heroinën që kushton shumë më pak.
“Shanset janë 40 për qind më të larta që të përdorësh heroinë nëse fillon me ilaçet për dhimbjet”, i tha Rich Hamburg, nënpresidenti ekzekutiv për organizatën jofitimprurëse “Trust for America’s Health”, agjencisë së lajmeve “Reuters”.
/VOA/