Tiranë, 11 korrik 2014 – Trinomi Xhuli, Arditi, Katerina ka fituar vëmendjen e publikut, pasi pas ndarjes së çiftit të "Big Brother", mediat nxituan të publikonin se shkak për këtë ndarje ishte bërë 'uragani' Katerina.

Vetë ish banorja e revoltuar hedh poshtë këtë lajm, duke sqaruar raportin e saj me Arditin. Për Katerinën kjo situatë e ka kaluar normalen, që në momentin që situata ka kaluar në kërcënime nga ana e Xhulit, shkruan “Gazeta Shqiptare”.

Në një intervistë për këtë të përditshme, Katerina shprehet se është sharë dhe ofenduar nga Xhuli dhe mamaja e saj.

“Nuk kemi ruajtur relata të mira. Xhuli më akuzon mua si përgjegjëse për prishjen e marrëdhënies së saj. Madje kam pasur disa konflikte me të dhe me mamanë e saj. Edhe sot Xhuli më ka telefonuar duke më ofenduar me fjalët më të rënda dhe duke më kërcënuar. Po kjo nuk është më e rënda, më pas edhe mamaja e saj më ka telefonuar duke më thënë fjalë nga më të ndyrat. Ofendonte dhe bërtiste pa fund, madje më shumë se Xhuli, duke sharë si mua ashtu edhe Arditin. Të them të drejtën u habita nga mamaja e saj, pasi nuk ka moshën dhe statusin për një sjellje të tillë. Zgjodha mos të reagoja për respekt ndaj moshës së saj, por e gjitha kjo e ka tejkaluar masën”,- thotë Katerina.

Ndërkohë e pyetur nga Gazeta Shqiptare nëse mendon se Arditi mund të rikthehet sërish me Xhulin, Katerina thotë: “Arditi a po e mendon rikthimin?! Po Xhuli ishte zero që kështu nuk ka sesi ta mendojë rikthimin. Përkundrazi Arditi po e shijon kohën si beqar. Ka një numër të madh fansesh që rrinë gjithë ditën tek bari i tij, ka 100 vajza nga pas. Që kështu Xhuli i përket të shkuarës për Arditin”.

Më tej ish banorja shumë e përfolur e "Big Brother" rrëfen se marrëdhënia me ish-mikeshën, Xhulin u shkatërrua për shkak të xhelozisë së kësaj të fundit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/