Mediat greke kanë shkruar sërish sot për sasinë prej 1.6 tonë kanabis, të kapur në Greqi të shtunën më 25 nëntor. Referuar burimeve nga hetuesit, shkruajnë se lënda narkotike e gjetur në gomome kishte lidhje me bandën e Habilajve.

“Kathimerini” shkruan në një artikull se transportimi i ngarkesës nga Shqipëria për në Greqi do kryhej disa ditë më parë, por u shty për shkak të zhvillimeve të Habilajve në Itali pas arrestimit të grupit të kryesuar nga Moisi Habilaj.

Media greke duke iu referuar hetimeve, shkruan se anëtarët e rrjetit kriminal ishin alarmuar nga arrestimet (në tetor nga Guardia di Finanzia) të bandës së trafikut që transportoi 3.5 tonë hashash nga Shqipëria për në Itali. Ndër të akuzuarit është edhe emri i një të afërmi të ish-ministrit të Brendshëm të Shqipërisë dhe një bashkëpunëtori të ngushtë të Kryeministrit Edi Rama, Saimir Tahiri.

Autoritet dyshojnë se grupi i Habilajve qëndron edhe pas dy përpjekjeve të mëhershme për trafikim të drogës drejt Greqisë e më pas me destinacion Turqinë. Ata raportojnë së në prill dhe në shtator u arrestuan 9 persona nga policia greke.