DURRËS, 20 tetor 2014– Në këtë shkrim Mertzos ka bërë një analizë të fakteve, që sipas tij vllahët pretendojnë se janë pakicë në të gjitha vendet e Ballkanit, me qëllim që të përfitojnë nga ky fakt. Por ajo që bie më shumë në sy në këtë shkrim është fakti se tre personazhe të njohur të politikës ballkanike, janë vlleh.
“Për shembull, rrënjët vllahe në Serbi janë edhe tek presidenti aktual Boris Tadic, tek kreu i opozitës në Shqipëri, Edi Rama dhe në Greqi, tek kryetari i ‘Nea Demokratia’, Antonis Samaras”, shkruan Nicholas J. Mertzos.





