E divorcuar nga Tom Cruise, Katie Holmes po përballet me jetën si një nënë e vetme.
Megjithatë, ajo nuk ka ndërmend të qëndrojë e tillë për shumë kohë, pas në një intervistë për revistën rozë “Allure”, pranoi se dëshiron që të zgjerojë familjen e saj në të ardhmen.
”Nuk e di me kë, por jam e hapur ndaj idesë së pasjes së më shumë fëmijëve në të ardhmen. Do të doja të kisha një familje më të zgjeruar”, deklaroi 34-vjeçarja.
Ndonëse pas divorcit ajo duhet të kujdeset e vetme për vajzën 6-vjeçare Suri, në intervistë Holmes tregoi se kjo përgjegjësi e madhe e ka bërë më energjike dhe që prej ndarjes, i është kushtuar edhe stilimit të veshjeve, veç aktrimit.