E ftuar në “Tonight Show Starring” të Jimmy Fallon, Katie Holmes ka imituar mënyrën e kërcimit të Beyonce.

37-vjeçare tha se e kishte ndjekur me shumë vëmendje performancën e Beyonce gjatë “Super Bowl”. Aktorja gjatë emisionit është ngritur duke lëvizur njësoj, madje edhe kokën sipas stilit të Beyonce.

E gjithë performanca e Beyonce në “Super Bowl” ishte e mbushur me argëtim. Ajo bëri një paraqitje të shkëlqyer me balerinat që shoqëruan performancën e saj.