BAHAMAS– Modelja 34 vjeçare Katie Price duket se po kalon më së miri muajin e mjaltit me bashkëshortin Kieran Hayler 25 vjeçar.

Çifti, i cili ndodhet për pushime në Bahamas, është fotografuar ndërsa merrte rreze dielli në shezlon.

Duket se Price kërkon të nxihet sa më shumë, në çdo pjesë të trupit. Për këtë ka hequr edhe pjesën e sipërme të rrobeve të banjos dhe qëndron e pa shqetësuar nën shikimet e kureshtarëve dhe paparacëve.

Modelja mori propozimin për martesën nga bashkëshorti i saj, që punon si striptist part-time gjatë Krishtlindjeve dhe vuri kurorë ditën e mërkurë të kësaj jave.

Në fotot e martesës, gjatë ceremonisë së zhvilluar në plazh, bie në sy fustani i bardhë i Price që nxjerr në pah dekoltenë e saj të bollshme dhe fundshpinën.

Kjo është martesa e tretë për modelen britanike, e cila ka tre fëmijë. Sipas miqve të çiftit, pavarësisht diferencës në moshë price Katie dhe Kieran janë mjaft të dashuruar njëri me tjetrin.