Kur u numëruan të gjitha kutitë e votimit në bashkinë Durrës, njësia administrative e Katundit të Ri është e vetmja ku diferenca mes kandidatit Cara dhe Sakos është në favor të kandidatit të “Bashkë fitojmë”.
Në ndryshim nga 4 NJA-të e tjera Ishëm, Manzë, Sukth dhe Rrashbull, ku Sako ishte fituese në krahasim me Carën, në NJA-në e fundit fitorja i buzëqesh Carës. Kandidati i djathtë mblodhi 2178 vota, ndërsa rivalja e tij socialiste grumbulloi 1833 vota.
E njohur si bastion i PD për rreth 30 vite, në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit të vitit të kaluar kjo njësi administrative votoi në favor të PS.
Por duket se dominanca e PS në këtë zonë ka vijuar vetëm për një vit, për t’u rikthyer sërish në zonë të djathtë.