Katy Perry ka hapur zyrtarisht festën e Krishtlindjeve. Ylli i pop-it ka treguar në rrjetet sociale veshjen e saj të festave, një kostum i madh prej peme Krishtlindjesh, me shumë topa, drita dhe zbukurime të ndryshme.
“Përse të presim një pemë kur ti mund të jesh pema?”,- ka komentuar këngëtarja në një klip të publikuar në rrjetin social Instagram.
Një skenë zbavitëse për të njoftuar pjesëmarrjen e saj në karaoken televizive Disney Christmas Singalong ( që është transmetuar në Abc). Për këtë event janë mbledhur virtualisht yje nga e gjithë bota, që i kanë dhënë jetë një playliste ekskluzive Krishtlindjesh.
Perry për këtë event ka interpretuar në notat e hititi të saj “Cozy Little Christmas” dhe të Bing Crosby “I’ll Be Home for Christmas”. Andrea Bocelli ka kënduar ‘Silent Night’, ndërsa BTS versionin e tyre të “Santa Claus Is Comin’ To Town”.
Mes shumë artistëve që kanë marrë pjesë në ketë event kanë qenë edhe Michael Bublé (“It’s Beginning to Look a Lot Like Christmas”), P!NK me vajzën Willow (të cilat kanë kënduar së bashku “The Christmas Song”), Ciara (“Rockin’ Around the Christmas Tree”), Chloe x Halle “Do You Want to Build a Snowman?”) e Adam Lambert (“Have Yourself a Merry Little Christmas”). “Do You Want to Build a Snowman?”) e Adam Lambert (“Have Yourself a Merry Little Christmas”).





