Duket se Katy Perry dhe Orlando Bloom i janë rikthyer seriozisht lidhjes së tyre.
Këngëtarja 32-vjeçare dhe aktori 40-vjeçar janë parë gjatë fundjavës në një hotel luksoz në Santa Barbara, Kaliforni, shkruan People.
Katy dhe Orlando u ndanë në fillim të këtij viti, por kohët e fundit nuk i janë ndarë njëri-tjetrit.
Ata u panë edhe në një koncert të Ed Sheeran javën e kaluar.
Ende nuk ka asgjë zyrtare, nëse këngëtarja dhe aktori janë rilidhur sërish.