SHBA– Katy Perry më në fund ka përmbushur një ëndërr të vjetër të kohës kur ishte adoleshente për të qenë e ftuar në një lojë televizive.
28 vjeçarja seksi është prezantuar në Ellen DeGeneres show me veshjet e një burri në vitet ‘70. Bukuroshja amerikane ,e cila eksperimenton mjaft me veshjen dhe ngjyrën e flokëve të saj, i surprizoi të gjithë.
Para se Perry të futej në skenë, Ellen iu drejtua me këto fjalë publikut: Sapo mora vesh se një mik i imi kishte ëndërruar gjithnjë të ishte pjesë e një loje televizive dhe mua nuk mund të më shpëtojë rasti që t’ia bëj realitet këtë dëshirë. Zonja dhe zotërinj para jush Katy Perry!
Të gjithë mbetën të habitur kur në vend të bukuroshes seksi u shfaq një burrë i veshur me pantallona, jelek e papion të kuq, këmishë të verdhë, xhaketë me kuadrate dhe mustaqe.
Ndërsa i uroi ditëlindjen Ellen-it që më 26 janar mbush 55 vjeç, Katy Perry thirri dy pjesëmarrës nga publiku që t’i bashkoheshin në skenë. Në fund të lojës fituesi përfitoi një udhëtim në Australi.