Taylor Swift dhe Katy Perry tani janë shoqe të ngushta ose të paktën kështu është shprehur vetë këngëtarja e njohur në një intervistë për “The Kyle and Jackie O Show”.
Katy rrëfeu se ishte vetë ajo që iu afrua Taylor-it dhe i kërkoi falje pasi u takuan në një festë të përbashkët.
“Thjesht i shkova pranë dhe i fola, i kërkova falje dhe i thashë se e dua shumë dhe se shpresoja të ishim mikesha në të ardhmen. Më pas nisim të flisnim dh avash-avash fituam besimin e njëra-tjetrës. Më pas ajo më ftoi në shtëpinë e saj dhe më gatoi biskota shumë të shijshme”, rrëfeu Katy Perry.
Vajzat janë në një moment shumë të bukur të miqësisë së tyre, pasi kanë arritur më në fund t’i japin zgjidhje armiqësisë që kanë pasur prej vitesh me njëra-tjetrën.





