Para nisjes në Amerikë, deputeti Eduart Ndocaj ka qenë për pelegrinazh në Kishën e Laçit, ku është lutur dhe ka kërkuar ndëshkim për politikanët. “Jam deputeti i parë që kam bërë peligrinazhin e të martave i shoqëruar nga bashkëshortja ime”, shkruan Ndocaj në faqen e tij në Facebook.
Ndocaj vijon më tej duke folur për veten, kur thotë se “Unë rrjedh nga Bajraku i Manatisë, një bajrak me vlera të rëndësishme katolike. Duhet te theksojmë faktin, se unë para tre vitesh themelova në Europë lëvizjen më të madhe katolike shqiptare (Frontin Demokristian Shqiptar)”.
Lidhur me pelegrinazhin e sotëm, Ndocaj bën me dije se u takua “me shume besimtare të tjerë si dhe pata një takim të veçantë edhe me priftin e Kishës”.
Ai ka pasur një lutje të veçantë për Shna Ndoun.
“Sot jam lutur për një Shqipëri me te mire dhe për nje dinjitet popullit shqiptar. Dhe të ndëshkojë Shën Ndoj në menyrën e tij ekzemplare gjithë ata politikan apo tradhtar që sollën këtë mjerim shqiptareve ne 25 vite ku babëzia tyre s’ka mbarim”, shkruan Ndocaj.





