10nëntor 2015 – Deputeti Eduart Ndocaj është takuar ditën e sotme me familjarët e 22 vjeçarit Gjergj Gjoni, i cili u vra nga pensionisti italian në fund të tetorit.

Ai pretendon se e vrau djalin shqiptar për vetëmbrojtje, por Prokuroria e Milanos dyshon se kjo nuk është e vërtetë.

Pas kësaj ngjarjeje Ndocaj kishte premtuar se gjithë shpenzimet e procesit gjyqësor do t’i mbulonte ai, shkruan Panorama.

Ditën e sotme ai së bashku me avokatin e tij ka takur familjarët e të ndjerit, duke mbledhur të gjitha dokumentacionet e nevojshme për të nisur hetimin mbi shkakun e vërtetë të vrasjes së shqiptarit.

Pas gjestit që Ndocaj ka bërë, familjarët e të ndjerit Gjergj Gjoni, e kanë falenderuar dhe tashmë priten të rejat nga procesi gjyqësor.

/portali DurresLajm/