Ish-deputeti socialist, Eduart Ndocaj, është revoltuar me atë që ka parë gjatë një vizite në një nga spitalet në vend.

Ish-deputeti i njohur ndryshe si ‘Kaubojsi’ ka publikuar disa foto në ‘Facebook’, ku shfaqet duke parë nga afër dhomat e spitalit dhe shtretërit e të sëmurëve.

Në shenjë revolte ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ‘Kaubojsi’ shkruan se është më mirë të shkosh te Kisha e Shna Ndout në Laç, se në spitalet demek falas të Ramës.

“Ma mir me shkue ke Kisha e Shna Nojt ne Laq se sa spitaleve demek falas te Rames Tapsixhiut dhe timonierit”, shkruan Ndocaj.