Ish-deputeti Eduart Ndocaj ka sulmuar djalin e ish-gurvenatorit Ardian Fullani, Erik Fullani. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ndocaj shkruan se Fullani është një qurrash, një pusht, që kapërdihet duke fshirë djersën me lekët që i ati iu ka vjedhur shqiptarëve në Bankën e Shqipërisë. Ndërkohë që i drejton një pyetje kryeprokurores së Përgjithshme Arta Marku se pse nuk e thërret për verifikim pasurie.

“Një qurrash që kapërdihet duke fshirë djersët me lekët, që i ati iu ka vjedhur shqiptareve në Bankën e Shqipërisë. Ky është këlyshi i Fullanit me makinë 500.000 mijë euro. Po Arta Marku, pse s'e thërret këtë pusht për verifikim pasurie?”, shkruan Ndocaj krah fotos.

Por siç duket pas këtij postimi, Erik Fullani ka telefonuar Ndocajn për t’i kërkuar sqarime mbi sulmin nga ana e tij. Ndocaj, në një postim të dytë, duke publikuar foto nga telefonata që mban numrin e Erik Fullanit, shkruan se:

“Ka kurajë të telefonojë dhe të trashë zanin ky njeri i pa vlerë e i pa shpresë, të intimidojë (të pakten u mundua) një ish-deputet të Republikës së Shqipërisë, sekretarin e përgjithshëm të ADK-së dhe një mirditor qe djeg jerganin për një plesht. Unë shpresoj që ai të reflektojë se as me trimëri as me kërcënim s’ia del as ti djalosh as rraca jote, janë munduar trima më të mëdhenj se ti, është munduar Edi Rama, është munduar Ilir Meta e shum këlyshë bastardësh të tjerë.”