2nëntor 2015 – Eduard Ndocaj apo siç njihet ndryshe si deputeti “kaubojs” është regjistruar në Kuvend si pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ndryshe nga sa kishte deklaruar ai se do të ishte pjesë e Partisë Demokristiane të Nard Ndokës.

Madje ky u shpreh i entuziasmuar para se Ndocaj të merrte mandatin se “demokristianëve u zbrezin deputetët nga qielli”. Në faqen e Kuvendit në internet, Eduard Ndocaj figuron i regjistruar si deputet i PS-së, shkruan lapsi.al Po kështu ai ka marrë pjesë sot edhe në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së.

/portali DurresLajm/