Moderatorja Albana Osmani është bërë bashkë me ekipin e Skënderbeut për një kauzë shumë të rëndësishme. Korçarët do të dalin në fushë të veshur me bluza me luledielli të stampuara, që i kanë blerë për një arsye shumë humane: për të ndihmuar fëmijët me sëmundje gjaku.
“KAMPIONËT E SHQIPËRISË KLUBI I FUTBOLLIT SKËNDERBEU u bë pjesë e fushatës sensibilizuese "TI JE NJË LULEDIELLI" për grumbullimin e të ardhurave në ndihmë të fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut, të cilët janë shtruar dhe trajtohen pranë shërbimit të onkohematologjisë pediatrike pranë QSUT. Ata blenë bluzat për të mbështetur kauzën dhe i veshën në vend të fanellave zyrtare sot. Ndërkohë në ndeshjen e rradhës që do të zhvillohet nesër në "LORO BOROÇI" ndaj Vllaznisë , KAMPIONËT do të zbresin në fushë të veshur me LULEDIELLI. FALEMINDERIT SKËNDERBEU.CHAMPIONS”,- shkruan Albana në profilin e saj në instagram.