2015 konsiderohet një nga vitet më të vështirë për popullin e Kavajës, përsa i përket gjendjes ekonomike dhe sociale.
Prej mujait shtator, kur qeveria nisi aksionin e disiplinimit të subjekteve të biznesit, rreth 50 % e dyqaneve në të gjthë qytetin e Kavajës kanë ulur qepenat dhe nuk ushtrohet më aktivitet.
Nuk është parë ansjë herë që në bulevardin kryesor, dhe në rrugët më të frekunetuara në masë të madhe të shikohen e të vërehen qepena të ulur, me mbishkrimet jepen me qera. Asnjëherë më parë, situta nuk ka qënë në këto nivele, shprehen ata pak tregëtarë të vegjël që janë duke mbajtur dyqanet e tyre hapur.
“Asnjë herë më parë nuk ka ndodhur që xhiroja ditore të jetë në minimunin e saj historik. Nuk ka punë, nuk ka para, të gjithë dyqanet po mbyllen për këtë shkak, edhe ne që i kemi hapur, po shkojmë drejt mbylljes së sigurt, sepse biznesi nuk ka më asnjë të ardhme”, shprehen tregëtarët e vegjël.
“Populli kavajas po largohet. Po merr rrugët e emigrimit dhe të azilit ekonomik në këtë situate”, shpreht një tjetër qytetar.
“Këtu nuk ka më punë. Nuk ka punë as për ta që mbajnë dyqane hapur, sepse taksat, tatimet nga shteti janë shumë të larta, nuk ia vlen më të marrësh borxh për të shlyer detyrimet e shteti", shprehet një tregtar në tregun industrial.
“Pa punë tregtarët janë portë e falimentuar, po kështu janë edhe ata që i kanë dyqanet. Tani dyqanet rrinë të mbyllur, dhe pronarët e tyre duhet t’ju pagujanë taksa, edhe të janë të falimentuar. I gjithë qyteti është i falimentuar. Çdo ditë e më keq po bëhet. Nuk ka më ku të shkojë. 10 mijë lekë të vjetra xhiro nuk bëhen më në dyqan, e nuk përballohet më asnjë gjë, as taksat as qeraja”, thotë një tjetër.
K.H





