Policia e Kavajës ka vënë në pranga një 35-vjeçar, pasi akuzohet për ushtrim dhune ndaj bashkëjetueses së tij.

Ndërkohë në Komisariatin e Policisë Kavajë ka kallëzuar shtetasi S. P., 33 vjeç, banues në fshatin Kryevidh, se më datë 11.06.2025, është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja D. P., 29 vjeçe.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 35 vjeç, banues në Kavajë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Në Komisariatin e Policisë Kavajë ka kallëzuar shtetasi S. P., 33 vjeç, banues në fshatin Kryevidh, se më datë 11.06.2025, është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja D. P., 29 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.