Policia e Kavajës ka arrestuar tre persona të shpallur në kërkim. Janë vënë në pranga David Xhihani, 30 vjeç,  Lorenc Merkoqi, 24 vjeç, dhe  Arben Xhihani, 29 vjeç. Tre të rinjtë janë ndaluar pasi akuzohen për "vrasje me dashje, të kryer në bashkëpunim e mbetur në tentative". Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më 18 mars 2016 tek rruga e "Qelqit" në qytetin e Kavajës, në ambientet e një  palestre.

Pas një zënke për motive të dobëta, shtetasit David  Xhihani dhe Arben Xhihani janë konfliktuar fizikisht me shtetasin S. F. Në konflikt e sipër, Arben Xhihani ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin S. F. Nga të shtënat e armës së zjarrit, shtetasi S. F. ka  pësuar lëndime në këmbë. Policia informon se ai është jashtë rrezikut për jetën. Shtetasit e dyshuar si autorë u identifikuan që në momentin e parë të  ngjarjes dhe u shpallën në kërkim. Ata u kapën dhe u ndaluan sot.