Gjenden në det pesë pako me drogë, disa milje larg brigjeve të Kavajës. Gjatë patrullimit të vijës bregdetare, pasditen e djeshme, rreth 4.9 milje detare në afërsi të vendit të njohur si Kepi i Selitës, Policia Kufitare në bashkëpunim me Guardia di Finanzan ka konstatuar mbi sipërfaqen e ujit pesë pako të mbështjella me natriban.

Në brendësi të këtyre pakove janë gjetur edhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 152.7 kg, me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Aktualisht po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.