17 dhjetor 2013- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në mesditë në Kavajë, ndërsa plagë të rënda ka marrë një punonjës policie. Efektivi i plagosur Xhemal Plaku, është dërguar me urgjencë në reanimacionin e Spitalit të Durrësit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Bluzat e bardha bëjnë me dije se është qëlluar me plumb në pjesën e kofshës. Dyshohet se krimi ka ndodhur pasi i shoqëruari kishte një armë të fshehur dhe ka qëlluar më pas efektivin e policisë. Drejt Kavajës është nisur edhe Drejtori i Policisë së Tiranës.





