TIRANË, 9 nëntor 2013 – Lëkundje toke në orët e para të pas mesit të natës të së shtunës, në ish-rrethin e Durrësit, në kriporet e Qeretit në Kavajë. Rrjeti sizmologjik shqiptar ka regjistruar më 9 nëntor 2013, ora 2:28:17 GMT ose ora 3:28:17 (koha e Shqipërisë +1 GMT), një tërmet të lehtë me forcë M=2.4, me epiqendër në thellësinë 10 km. Departamenti i sizmologjisë i Tiranës e lokalizon dukurinë tektonike në largësinë 5 km në vijë ajrore në veriperëndim të qytetit të Kavajës (shih etiketën në hartën nr. 1, pika e kuqe), në koordinatat 41.2°V, 19.5°L. Për një saktësim më të madh, google e vendos ngjarjen sizmike në zonën fushore (shih hartën nr. 2, shigjeta e gjelbër) pranë detit, në kriporen e Qeretit (shih foton satelitore, pika e kuqe), 14 km në jug të qytetit të Durrësit. Nuk ka njoftime zyrtare për viktima dhe dëme materiale.

Info

Komuna e Golemit (rrethi i Kavajës, qarku i Tiranës) ka në përbërje fshatrat Kryemëdhenj, Tilaj, Seferaj, Golemas, Qeret, Karpen, Zik-Xhafaj, Kanaparaj, Agonas, Karpen i Ri.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/