Partia Socialiste ka prezantuar kandidatin e saj për kryetar bashkie në qytetin e Kavajës, Klodian Shehin, i cili më herët mbante postin e nën kryetarit të bashkisë së këtij qyteti. Ministri i Financave njëherësh i deleguar i kryesisë së Partisë Socialiste në Kavajë tha se 7 maji do të jetë një test qytetar dhe vazhdimësi për Kavajën e “Rilindjes Urbane”, si dhe për 18 qershorin.
Duke u ndalur te qëndrimi i opozitës për këto zgjedhje, Ahmetaj deklaroi se në 7 maj do të ketë zgjedhje, pavarësisht klithmave që vijnë nga çadra që i frikësohet fitores së socialistëve dhe votës së Kavajës që e lanë në harresë.
Kandidati Klodian Shehi tha se do të vazhdojë punën e nisur për të siguruar më shumë investime, ndërsa ftoi dhe kundërshtarët politikë të votojnë për zhvillimin e qytetit.
Mesazhe për zgjedhje të qeta u përcollën nga Kavaja. Kryetari i socialistëve të qytetit, Gentian Daja, deklaroi se viti 1997 nuk kthehet më, cilido të jetë vullneti që shfaq çadra e opozitës.





