KAVAJE – Plagoset me armë zjarri koordinatori i Frymës së Re Demokratike në Kavajë, Fatbardh Belba. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Kavajës, ku koordinatori Belba është qëlluar më dy plumba në këmbë.
Sipas policisë lokale, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive hakmarrjeje, ndërkohë që është identifikuar autori i krimit dhe është shpallur në kërkim
Ndërkaq, policia vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë.





