5 qershor 2014 – Madrid Maliqati, 70 vjec nga Kavaja ka kohë që përpiqet për të mbrojtur një të drejtë të vetën. E drejtë kjo, që i shkelet nga shteti Italian. Z. Maliqati për 12 vjet ka punuar me dokumenta të rregullta ( me siguracion) në Itali. Tani ai si pensionist kërkon, që të marrë atë pension minimal, që i takon për vitet e punës në itali. Ky lloj pensioni jepet pasi të kesh mbushur moshën 66 vjec.Ai nuk shpreson, që viteve të punës në Itali tu shtojë ato në Shqipëri, por të  paktën të marrë ato në Itali. Ku nuk ka trokitur për të zgjidhur këtë hall. Ku nuk ka protestuar , përfshirë këtu dhe një protestë para Ambasadës italiane në Tiranë.

Madridi kësaj rradhe po proteston përballë ndërtesës së Parlamentit Italian, duke kërkuar vetëm atë, që i takon në bazë të ligjit italian. Ndonëse midis Shqipërisë dhe Italisë nuk ka një marrëveshje bilaterale për njohjen e viteve të punës të qytetarëve të të dyja vendeve ,ligji italian ia njeh të drejtën e pensionit minimal z. Maliqati. Pikërisht prandaj kavajsi kurajoz, qytetar evropian e kërkon të drejtën e vet në mënyrë evropiane, me mjete evropiane

 

/gj.th. agjencia e lajmeve Dyrrah /