Këshilli Bashkiak i Durrësit miratoi fondin prej 10 milionë lekësh për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm i 21 shtatorit.

Ky fond është pjesë e fondit të kontigjencës të buxhetit 2019 të bashkisë Durrës. Fondi i bashkohet atij prej 20 milionë lekësh të akorduar nga Bashkia Tiranë për Durrësin. Këshilltarët bashkiakë dhuruan pagesën e tyre të muajit shtator, prej 10 mijë lekësh për familjet e prekura nga tërmeti.

Gjatë mbledhjes u kërkua dhe shkarkimi i sekretarit aktual të Këshillit Bashkiak, Armand Tragaj, dhe zëvendësimi i tij me një tjetër, po kjo kërkesë që nuk ishte në rend të ditës, nuk u miratua pasi këshilltarët e vlerësuan si të paarsyetuar. K#rkesa për shkarkim mori 16 vota pro, 22 kundër dhe 2 anëtarë nuk votuan.

Nga 51 anëtarë që ka Këshilli Bashkiak Durrës, në mbledhjen e parë morën pjesë vetëm 40 prej tyre.